Flash

VOA: Çfarë ndodhi në gjyqin për Sali Berishën

Lapsi.al 26 December 2023
VOA: Çfarë ndodhi në gjyqin për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme shtyu për nesër seancën e shqyrtimit të kërkesës për masën e arrestit në shtëpi, për ish kryeministrin Sali Berisha. Vendimi erdhi pasi avokatët e ish-kryeministrit kërkuan kohë të njihen me aktet e Prokurorisë së Posaçme. Kjo e fundit ka kërkuar që arresti në shtëpi të bëhet nën mbikqyrje policore, gjë e cila sipas avokatit Genc Gjokutaj, nuk parashikohet nga ligji.

Gjykata nuk hezitoi t’i përgjigjej pozitivisht avokatëve të ish kryeministrit Sali Berisha, të cilët deklaruan se kishin nevojë për kohë në mënyrë që të njiheshin me argumentat dhe faktet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme në mbështetje të kërkesës së tyre për të vendosur në arrest shtëpie ish kryeministrin Sali Berisha. Paralelisht, shtyrja për nesër i jep kohë edhe gjykatës që të vendosë edhe ndaj kërkesës tjetër të avokatëve për përjashtimin nga procesi të gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tyre është në konflikt interesi me ish kryeministrin.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që masa shtrënguese ndaj zotit Berisha të zbatohet në banesën e tij, por elementi i ri që u mësua sot, është se arresti do të duhet të realizohet nën mbikqyrje policore. Një kërkesë e cila sipas avokatit Genc Gjokutaj nuk është e mbështetur në ligj: "Paligjshmëria e kërkesës së prokurorëve është se ndryshimi masë së sigurimit është kërkuar me mbikqyrje policore, e pambështetur në ligj, çka tregon qëllimin e Prokurorisë dhe Gjykatës, jo për një proces të ligjshëm, por për t’u hakmarrë për arsye jo ligjore. Eshtë e paparashikuar në ligj kërkesa që kanë bërë prokurorët”.

Ndaj zotit Berisha nuk është ngritur ndonjë akuzë, por ai është nën hetim për procedurat e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, nën dyshimet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzoi më pas një grup i madh pallatesh.

Fillimisht ndaj tij, gjykata miratoi masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit. Por sipas zotit Berisha, një masë e tillë ishte antikushtetuese, pasi Prokuroria do të duhej të kishte autorizimin e parlamentit. Ai refuzoi të zbatonte disa herë me radhë vendimin, gjë që çoi në kërkesën e Prokurorisë, për ashpërsimin e masës së sigurisë. Këtë herë Prokuroria ju drejtua parlamentit për të marrë autorizimin e tij, duke qenë se bëhej fjalë për arrestim.

Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në sallë, parlamenti e miratoi kërkesën pa hezitim, ndërkohë që një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese, nuk kishte marrë në konsideratë, mes të tjerash, kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës, për pezullimin e masave shtrënguese ndaj zoti Berisha. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI