Flash

Tragjike/ Pesë të vdekur nga zjarri në një bujtinë në Bukuresht

Lapsi.al 26 December 2023
Tragjike/ Pesë të vdekur nga zjarri në një bujtinë

Pesë persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që e përfshiu një bujtinë në një fshat në veri të kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht, të martën në mëngjes.

Gjatë ditës, ekipet e shpëtimit kërkuan nën rrënoja të ndërtesës për pesë persona të tjerë të zhdukur.

Autoritetet rumune thanë se 18 persona ia dolën t’i shpëtojnë zjarrit, ndërsa dy të tjerë pësuan djegie dhe po mjekohen në spital.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, edhe pse autoritetet thanë se ndërtesa nuk kishte certifikatë që tregon se është e mbrojtur nga zjarri.

Prokuroria rumune e ka nisur një hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit vdekjeprurës.

Të këshilluara

Rusia pushton qytetin kyç pranë Donetsk

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se trupat e tij kanë pushtuar qytetin kyç Mariinka në Ukrainën lindore. Shoigu i tha Presidentit Vladimir Put...

19:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI