Flash

Sulmi terrorist në Banjskë, tre të dyshuarit edhe dy muaj në paraburgim

Lapsi.al 26 December 2023
Sulmi terrorist në Banjskë, tre të dyshuarit edhe dy muaj në

I zgjatet edhe dy muaj masa e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Sipas këtij vendimi, të dyshuarit do të jenë në paraburgim deri më 24 shkurt.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”

Të dyshuarit gjenden në paraburgim që nga 26 shtatori.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI