Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

India forcon marinën pas sulmeve në Oqeanin Indian

Lapsi.al 26 December 2023
India forcon marinën pas sulmeve në Oqeanin Indian

Marina e Indisë tha se ka dislokuar tri luftanije dhe një avion vëzhgues në Detin Arabik – që gjendet në veri të Oqeanit Indian – për të “ruajtur praninë parandaluese” pasi së fundi ka pasur një serie të sulmeve ndaj anijeve. Tri luftanije, si dhe avioni vëzhgues i llojit P8I, janë dislokuar “pas sulmeve të fundit në Detin Arabik”, u tha në deklaratën e marinës.

Uashingtoni ka akuzuar Teheranin se ka kryer një sulm me dron të shtunën ndaj cisternës Chem Pluto, 370 kilometra larg nga brigjet e Indisë, akuza që janë hedhur poshtë nga Ministria e Jashtme e Iranit. Kjo ishte hera e parë që Uashingtoni haptazi akuzoi Iranin se po sulmon anije, që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – grupit radikal që mbështetet nga Teherani.

Anija që u sulmua, e që ishte në pronësi japoneze, të hënën u ankorua në portin indian të Mumbait. “Analizat nga zona ku ndodhi sulmi dhe mbetjet që u gjetën në anije tregojnë se sulmi u krye me dron”, tha marina e Indisë, duke shtuar se do të duhet të kryhen edhe analiza të tjera. Gjetkë, në Detin e Kuq, rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani, po ashtu kanë kryer një sërë sulmesh me dronë dhe raketa në solidaritet me palestinezët në Gazë, ku Izraeli po lufton me radikalët e Hamasit.

Rebelët Huthi kanë detyruar kompani të mëdha të transportit detar që të ndryshojnë rrugët e tyre të tregtisë për shkak të sulmeve. Nju Deli po ashtu ka rritur përpjekjet për të luftuar sulmet e piratëve në Gjirin e Adeni, pasi piratët somalezë morën anijen MV Ruen muajin e kaluar. India tha po ashtu se një anije në pronësi bullgare ishte marrë nën kontroll nga piratët somalezë më 16 dhjetor, teksa po lundronte afër ishullit jemenas të Sokotratit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI