Flash

Furrat e bukës tërhiqen nga marrja e punonjësve nga India

Lapsi.al 26 December 2023
Furrat e bukës tërhiqen nga marrja e punonjësve nga India

Mungesa e punëtorëve një nga problematikat më të mprehta për shumë sektorë të ekonomisë ka prekur ndjeshëm edhe prodhuesit e bukës, ëmbëlsirave dhe pastiçerive.

Hendeku i krijuar te burimet njerëzore edhe nga ky sektor pritej të zgjidhej me punësime të të huajve nga India dhe Filipinet, ku më herët prodhuesit e bukës zhvilluan takime me kompani rekrutimi nga Dubai.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se kompanitë vendase janë tërhequr nga vendimi për punësimet e të huajve. Arsyet për mosmarrjen e tyre, sipas tij janë kostoja e lartë për paga dhe akomodim dhe pasiguria për ofrimin e punonjësve të kualifikuar.

“Kostoja për marrjen e punonjësve të huaj ishte e lartë që shkonte përtej 1,000 euro në muaj (800 euro rroga +300 euro akomodim, ushqimin. Më mirë të rrisim rrogat e fuqisë vendase sesa të mbajmë punonjës të huaj për të cilët nuk garantohet kualifikimi i duhur për përpunimin e brumit dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe për 2024-n.

Përgjatë vitit 2023 pagat e punonjësve për këtë sektor janë rritur 2 deri 3 herë. Nuk ka më punonjës me pagë 40 mijë lekë në muaj. Niveli i pagës për specialist mesatar varion 60 mijë deri 70 mijë lekë në muaj. Për specialistin e lartë paga arrin deri 150 mijë lekë në muaj. Ndërsa paga e punonjësve sanitare është 55 mijë deri 65 mijë lekë në muaj.”

A e përballon këto kosto shtesë sektori i prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave?

Peshkopia thotë se për zbatimin e kësaj vendimmarrje parësore do të vijojë të mbetet ruajta e ekuilibrit me qëllim mosrritjen e çmimit të bukës. Kostot e rritjes së pagave sipas tij janë amortizuar te ulja e fitimeve të bizneseve, por edhe të rritja e çmimeve për disa lloje produktesh, duke mos prekur çmimin e bukës masive.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave pohon se aktualisht ka një stanjacion të largimeve të popullatës në emigracion, pavarësisht tendencës pozitive kërkesa për punonjës të rinj veçanërisht në sektorin e shërbime, si shitëse apo sanitare mbetet e lartë.

“Nuk presim që vitin e ardhshëm të vijojë kriza, si e këtij viti për punonjësit, pasi largimi është frenuar. Janë të shumta familjet që kanë ikur prej vitesh në emigracion dhe po rikthehen. Pra bëhet fjalë për individë me zanat që po rehabilitohen në vend”.

Sipas të dhënave të shoqatës në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri, ku secila prej tyre po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Mungesa e fuqisë punëtore shtoi kostot edhe për prodhuesit e bukës. Rritja e pagave vështirësoi vjet gjendjen te disa furra buke, të cilat rritën çmimet e bukës masive 10 deri 20 lekë./Monitor

Të këshilluara

Nga Shqipëria po ikin edhe veterinerët

Në tre vitet e fundit rreth 8% e mjekëve veterinerë kanë emigruar nga vendi me qëllim punësimin jashtë. Në total, në vend numërohen 1,220 mjekë veterinerë. P...

16:13

Plagosje me thikë në Mamurras

Një 35-vjeçar nga Mamurrasi është goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime në trup. Ai ka dëshmuar në polici se një person i paidentifikuar e ka qëll...

16:04

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI