Flash

Franca e shokuar/ 33-vjeçari vret gruan dhe 4 fëmijët e tij

Lapsi.al 26 December 2023
Franca e shokuar/ 33-vjeçari vret gruan dhe 4 fëmijët e tij

Trupat e 5 personave, një gruaje dhe 4 fëmijët e saj, u gjetën mbrëmjen e Krishtlindjeve në një apartament në Meaux, në Francën veriore. Hetuesit kanë hapur një hetim për vrasje të qëllimtë. Burri dhe babai i viktimave, Noè Bafania Efete, 33 vjeç, u arrestua në Sevran, në shtëpinë e prindërve të tij, pasi ishte arratisur.

Nëna dhe dy vajzat, 7 dhe 10 vjeç ishin goditur me thikë disa herë gjatë natës mes të dielës dhe të hënës. Dy fëmijët e tjerë të çiftit, 9 muajsh dhe 4 vjeç janë mbytur me ndalim të frymëmarrjes ose në ujë. I arrestuari, 33 vjeç, ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik në vitin 2017 dhe kishte tentuar edhe vetëvrasjen në të njëjtin vit. Çifti ishte së bashku prej 14 vitesh dhe njiheshin që nga shkolla e mesme.

Asnjë emër i viktimave nuk është bërë publik në bazë të ligjit francez që mbron viktimat e mitura të krimit. Kjo është një tjetër vrasje e shumëfishtë e fëmijëve e kryer nga një baba në 3 muajt e fundit në Francë.

Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar shkoi në një stacion policie për të rrëfyer vrasjen e 3 vajzave të tij të moshës nga 4 deri në 11 vjeç në Alfortville, Val de Marne. Një muaj më parë një xhandar kishte vrarë 3 vajzat e tij përpara se të bënte vetëvrasje në shtëpinë e tij në Vemars, në luginën Oise. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI