Flash

200 lekë më shumë se vjet, rritet çmimi i gjelit të detit

Lapsi.al 26 December 2023
200 lekë më shumë se vjet, rritet çmimi i gjelit të

Në fshatrat e gjelave të detit, rreth e qark Peqinit, edhe këtë vit çmimi i këtij shpendi është rritur me 100 deri ne 200 lekë për kilogram. Banorët e kësaj zone tregojnë se këtë vit gjelin e detit e shesin me 1200 lek/kg ndërsa pulën me 1400 lekë. Ata shtojnë faktin se mundi që duan për t’i rritur dhe kujdesur nuk shpërblehet as më këtë çmim.

“Nuk e dimë, po erdhi ndonjë refugjat ndoshta do bëjmë një çikë punë, po nuk erdhi është shume keq. Po i kërkojmë pak më shtrenjtë se vjet, sepse është shtrenjtuar ushqimi, e marrim misrin me 50. Më shtrenjtë është një çik por nuk po shiten, nuk ka pazar”, thotë një fermer. Fermerët e Peqinit, një nga furnizuesit më të mëdhenj të gjelave të detit në të gjithë vendin, thonë se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e një procesi zinxhir. Ndërsa nisur nga cilësia dhe puna për rritjen e një gjeli deti ata gjykojnë se çmimet ende janë nën kosto.

“Në 100, 10 për qind ikin, bëjnë firo është normale. Nuk shiten për arsye se e vërteta e kësaj pune është kjo, se fshatarësia për 30 vjet është e harruar. Nuk ka vënë njëri dorë, nuk do të dijë ku e shet e si e shet, ne jemi të mbaruar”, shprehet një tjetër. Këtë vit në bashkinë e Peqinit, sipas të dhënave nga zyra vendore e bujqësisë, rezulton se janë rritur 27.500 gjela deti, në të gjithë fshatrat e Peqinit. Ndërsa në qarkun e Elbasanit mbarështohen rreth 50 mijë krerë gjela deti në vit./Euronews.al

Të këshilluara

Nga Shqipëria po ikin edhe veterinerët

Në tre vitet e fundit rreth 8% e mjekëve veterinerë kanë emigruar nga vendi me qëllim punësimin jashtë. Në total, në vend numërohen 1,220 mjekë veterinerë. P...

16:13

Plagosje me thikë në Mamurras

Një 35-vjeçar nga Mamurrasi është goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime në trup. Ai ka dëshmuar në polici se një person i paidentifikuar e ka qëll...

16:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI