Flash

Shkoi me pushime në Korçë, 18-vjeçari hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

Lapsi.al 25 December 2023
Shkoi me pushime në Korçë, 18-vjeçari hidhet nga pallati

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në Korçë pasi është vetëhedhur nga kati i 9 i një pallati në zonën e terminalit. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se 18-vjeçari kishte ardhur për festa me disa shokë të tjerë dhe kanë marrë me qira një nga hyrjet e pallatit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 93.2 lekë dhe do të shitet...

08:29

Digjet një banesë në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë ele...

08:09

Gaza tani një ngjyrë ndryshe nga hapësira

Sipas ekspertëve, lufta 10-javore e Izraelit në Gaza shihet si një nga më shkatërrueset në historinë e luftërave. Ofensiva pa dallim e regjimit ka shkatërrua...

07:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI