Flash

Serbia merr vendimin: Nga 1 Janari lejohet qarkullimi i mjeteve me targa të Kosovës

Lapsi.al 25 December 2023
Serbia merr vendimin: Nga 1 Janari lejohet qarkullimi i mjeteve me targa të

Serbia ka marrë vendimin që nga 1 janari të mundësojë lëvizjen e lirë e të gjitha veturave me targa nga Kosova në gjithë territorin serb. Këtë e ka bërë të ditur Petar Petkoviç, drejtor i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, sipas mediave në Kosovë.

“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara në Kosovë për të marrë pjesë në komunikacion bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje apo shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, - thuhet në njoftimin e qeverisë serbe.

Petkoviç shtoi se në këtë mënyrë qeveria e tij ka mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë duke mundësuar lirinë e lëvizjes.

Të këshilluara

Zjarri në Lushnje, ka persona të asfiksuar

Disa persona kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri në Lushnje. Mësohet se për shkak të tymit të shumtë të krijuar nga zjarri në qendrën tregtare, të asfiksuar ka ...

17:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI