Flash

Qëlloi me armë drejt një biznesi në Fier, arrestohet 22-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Lapsi.al 25 December 2023
Qëlloi me armë drejt një biznesi në Fier, arrestohet

Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Fier, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një berberhane. Pas hekurave ra shtetasi me iniciale N. M., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi G. H.

"Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohet automjeti me të cilën u larguan autorët, pasi qëlluan me armë zjarri, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K., 33 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin N. M. (M), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për kapjen e shtetasit G. H.(M). dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 93.2 lekë dhe do të shitet...

08:29

Digjet një banesë në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë ele...

08:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI