Flash

Krishtlindjet/ Besimtarët e krishterë festojnë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, festime edhe në rrethe

Lapsi.al 25 December 2023
Krishtlindjet/ Besimtarët e krishterë festojnë në Katedralen

Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit.

Ashtu si për çdo vit, në kryeqytet mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Ajo nisi në orën 23:00 dhe vijoi deri në mesnatë , ndërsa besimtarët dëgjuan dhe shprehën lutjet e tyre.

Ishte kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj ai që drejtoi meshën për besimtarët katolikë.

Ndërkohë, në Shkodër, mesha e shenjte u mbaj nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Monsinjor Angelo Massafra.

Po ashtu mësohet se në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës, ndërsa u zhvillua edhe në qytetet e tjera.

Të këshilluara

Gaza tani një ngjyrë ndryshe nga hapësira

Sipas ekspertëve, lufta 10-javore e Izraelit në Gaza shihet si një nga më shkatërrueset në historinë e luftërave. Ofensiva pa dallim e regjimit ka shkatërrua...

07:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI