Flash

Festa u kthye në tragjedi/ Në Korçë me shokët për të festuar Krishtlindjet, si u vetëhodh nga pallati i riu

Lapsi.al 25 December 2023
Festa u kthye në tragjedi/ Në Korçë me shokët

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një i ri është hedhur nga tarraca e një pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se 18-vjecari, nga Durrësi, kishte shkuar bashkë me një grup shokësh për të festuar Krishtlindjet në Korçë dhe kishin marrë një dhomë me qira ditore. Pasi kishin festuar përgjatë gjithë natës me alkool në një lokal, të rinjtë ishin kthyer në banesën me qira.

Nga hetimet paraprake ka dyshime se gjatë kohës që shokët ishin në gjumë, i riu nën ndikimin e alkoolit kishte hipur në tarracën e pallatit 8 katësh dhe ishte vetëhedhur nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën. Ndërkohë, në polici janë shoqëruar dhe shokët e tij, të cilët po merren në pyetje për të hedhur ditë më shumë mbi ngjarjen.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 18-vjeçari në Korçë

Ngjarje e rëndë në Korçë. Një 18-vjeçar është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati. Korçë/Informacion parapr...

09:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI