Flash

Berisha hedh akuza të ashpra: Krimi dhe kreu i tij Edi Rama vendosin kudo dhe diktojnë zgjedhjet

Lapsi.al 25 December 2023
Berisha hedh akuza të ashpra: Krimi dhe kreu i tij Edi Rama vendosin kudo

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të ashpra drejt kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Në këtë vend, krimi dhe kreu i tij Edi Rama vendosin kudo, në rrugë, në qelitë më të sigurta të burgjeve, në Parlament, në Gjykata, në Prokurori dhe në çdo skutë të këtij shteti.

Kjo aleancë ka shndërruar në letër të vdekur ligjet demokratike që u hartuan dhe u miratuan në këto dekada për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut, pronën, dinjitetin njerëzor. Kjo aleancë dikton sot me forcën më të madhe rezultatin e zgjedhjeve.

Imagjinoni Shkodrën se si u përmbys rezultati nga bandat e blinduara të qeverisë dhe ministrave të saj në bashkëpunim. Në këtë aleancë, opozita nuk mund të tolerohet. Ju jeni dëshmitar se si Edi Rama i mohoi në një mënyrë skandaloze deputetëve të opozitës të drejtën e komisionit parlamentar”, tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 93.2 lekë dhe do të shitet...

08:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI