Flash

Zbulohet plani i shqiptarit/ Arratisje nga burgu holandez me një dron të blerë në Dubai

Lapsi.al 24 December 2023
Zbulohet plani i shqiptarit/ Arratisje nga burgu holandez me një dron

Prokuroria Publike e Holandës kërkoi 3 vjet burg për 36-vjeçarin, Brian P. pasi tentoi të arratisej nga burgu i qytetit Drove me një dron. Ai do të ndihmohej nga një shqiptar i identifikuar si Lisander O. që do të blinte dronin special në Dubai.

Mediat holandeze shkruajnë se në qershor 2023, gjatë një seance dëgjimore para gjykatës në Zutphen u mësua se Brian P. kishte komunikuar me dikë jashtë mureve të burgut. Ai person i tha atij se kishte porositur një “dron special nga Dubai”.

Brian P. e kishte pyetur: “A mund t’i përballojë ajo gjëja 95 kilogramët e mi?” Përgjigja për këtë do të ishte “Po”. Avokati i Brian e mohoi këtë akuzë duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur. "Sa i madh duhet të jetë një dron i tillë që klienti im mund të qëndrojë varur në të?"

Brian P. ndodhet në burg i akuzuar për zhvatje nga dy themeluesit e Bitonic, një kompani e njohur holandeze e bitcoin. Nga gushti deri në tetor 2021, ai dhe një person tjetër u kërkuan atyre, 1 milion euro duke i kërcënuar me vrasje dhe përdhunim të familjarëve.

Si u zbulua plani.

Policia holandeze bastisi një ndërtesë në Roterdam më 29 nëntor 2022 në një hetim për trafikun e drogës dhe armëve. Në një telefon të gjetur atje, policia gjeti rastësisht mesazhe për një plan arratisjeje në të cilin Brian P. duhej të lirohej nga burgu në Grave me një dron. Brian P. duket se kishte folur me një holandez dhe shqiptarin Lisander O.

Fillimisht treshja thuhet se kishte planifikuar të lironte të burgosurin me një helikopter (duke e varur në litar). Kur kjo doli e pamundur, ata diskutuan planin për të liruar P. duke e varur në një dron. Më pas menduan të blinin dy dronë për të qenë të sigurt. Pas daljes nga burgu ai do të hipte në një makinë të vjedhur.

Plani ishte që më pas të fshihej në Shqipëri. Prokuroria kërkoi 18 muaj burg për Maarten van der T. nga të cilët 6 muaj me kusht. Ndaj shqiptarit Lisader O. u kërkua një dënim me 16 muaj burg. Gjykata do të marrë vendimin e saj më 19 janar 2024. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI