Flash

Vuçiç: Opozita t'i japë fund grevës së urisë për zgjedhjet

Lapsi.al 24 December 2023
Vuçiç: Opozita t'i japë fund grevës së

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i kërkoi të dielën një grupi udhëheqësish të opozitës t’i japin fund grevës së urisë, një javë pas zgjedhjeve parlamentare, fituese e të cilave doli Partia Përparimtare Serbe në pushtet.

“Pra, le t'u kthehen detyrave të tyre, mund të organizojnë protesta çdo ditë. Mendoj se në nëntë vitet e kaluara, gati shtatë vjet kam protesta të përditshme para Presidencës. Çdo ditë kemi një lloj proteste”, tha presidenti serb.

Pesë udhëheqës të opozitës janë në grevë urie, pasi aleanca opozitare “Serbia kundër dhunës” paraqiti prova për mashtrime zgjedhore në Komisionin e Zgjedhjeve në Serbi. Opozita thotë se i është rrëmbyer fitorja për pushtetin lokal në Beograd dhe u ka kërkuar institucioneve evropiane të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, derisa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë gjatë votimeve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thanë se procesi zgjedhor në Serbi duhet të përmirësohet ndjeshëm, ndërsa theksuan se “funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në bllok".

Të hënën Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë dëmtuar procesin zgjedhor në tërësi”. Zyrtarët e pushtetit ngulën këmbë se zgjedhjet e parakohshme të 17 dhjetorit ishin të lira dhe të ndershme me gjithë kritikat dhe tensionet politike pas votimeve. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI