Flash

Të shtëna me armẽ Fier, qëllohet ndaj një biznesi

Lapsi.al 24 December 2023
Të shtëna me armẽ Fier, qëllohet ndaj një biznesi

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar disa minuta më parë pranë qytetit të Fierit, në fshatin Fermë Çlirim.

Mësohet se është qëlluar drejt një berberhane në pronësi të një 33-vjeçari, ndërsa nga të shtënat nuk ka të dëmtuar.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka identifikuar autorin si shtetasin Geraldo Mahmuti, 30 vjeç.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se shtetasi me inicialet S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, ishte s...

11:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI