Flash

Ndodh në Brazil/ Gruaja i pret organin burrit pasi zbuloi se e kishte tradhtuar

Lapsi.al 24 December 2023
Ndodh në Brazil/ Gruaja i pret organin burrit pasi zbuloi se e kishte

Për t'u hakmarrë për një tradhti të supozuar, një braziliane 34-vjeçare preu penisin e burrit të saj në qytetin e Atibaia, 65 km larg nga Sao Paulo. Më pas gruaja e hodhi organin seksual në tualet dhe pasi u la me ujë, shkoi për të rrëfyer krimin në komisariatin më të afërt, ku më pas u arrestua.

“Mirëmbrëma, kam ardhur të dorëzohem sepse sapo i kam prerë penisin burrit”, - tha gruaja duke u paraqitur në komisariat së bashku me vëllain e saj, siç transkriptohet në raportin e policisë. Bashkëshorti 39-vjeçar është shtruar në spital. Gjendja e tij shëndetësore nuk u është bërë e ditur.

Gruaja tha se kishte zbuluar tradhtinë e tij me mbesën e saj 15-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit. Gruaja tha se ishte informuar se në ditëlindjen e saj, burri i saj e kishte tradhtuar me mbesën e saj, një adoleshente 15-vjeçare.

Në shenjë hakmarrjeje, ajo ka pohuar se gjatë marrëdhënies seksuale ka bindur bashkëshortin dhe ia ka lidhur duart me anë të brekëve. Më pas ajo ia preu penisin burrit me një brisk. E fotografoi organin me celular, më pas e hodhi në tualet dhe e shpëlau me qëllim që organi të mos përdorej më.

Vëllai i gruas, i cili jeton pranë rezidencës së çiftit, dëgjoi burrin duke bërtitur për ndihmë dhe e çoi atë në urgjencën e Cerejeiras për trajtim mjekësor. Gruaja është marrë në pyetje dhe është liruar pasi është paraqitur vullnetarisht në polici. Rasti është regjistruar në komisariatin e Atibaias si tentativë për vrasje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI