Flash

Europa në alarm/ Celula xhihadiste ka planifikuar sulme për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Lapsi.al 24 December 2023
Europa në alarm/ Celula xhihadiste ka planifikuar sulme për

Një celulë xhihadiste po planifikon sulme në Evropë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kështu shkruan gazeta gjermane “Bild”. Sipas saj, terroristët synojnë të godasin në Gjermani, Austri dhe Spanjë gjatë meshave të Krishtlindjeve ose më 31 dhjetor.

Disa xhihadistë të përfshirë në këtë plan u arrestuan të shtunën, përkatësisht në Vjenë, në rrethin Ottakring dhe në Saarland të Gjermanisë. Në Austri autoritetet e kanë ngritur nivelin e alarmit, duke forcuar masat e sigurisë në vendet e krishtera si objektiva të mundshëm.

Në katedralen e Këlnit ndërhynë njësitë e qenve të policisë në kërkim të eksplozivëve pas indikacioneve për sulme të mundshme. Në meshën e mesnatës së Krishtlindjes, të gjithë besimtarët do t'u nënshtrohen kontrolleve përpara se të hyjnë në katedrale. Një masë e ngjashme do të merret edhe në Katedralen e Shën Stefanit në Vjenë. Sipas “Bild”, xhihadistët e arrestuar janë taxhikë, të cilët thuhet se kishin planifikuar sulme në emër të Shtetit Islamik (ISPK), një degë e grupit terrorist në Afganistan.

Edhe në Itali vëmendja mbetet shumë e lartë. Në një qarkore dërguar të gjithë prefektëve nga Departamenti i Sigurisë Publike thuhet se “shumë njerëz do të grumbullohen sheshe, klube dhe restorante në natën e ndërrimit të viteve dhe duke pasur parasysh kontekstin aktual delikat politik ndërkombëtar, të karakterizuar nga përkeqësimi i tensioneve, veçanërisht në zonën e Lindjes së Mesme, të cilat kanë rritur rrezikun e veprimeve terroriste, këto festime "paraqesin ngjarje që duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI