Flash

Shkon në 7 numri i të plagosurve në aksin Levan-Tepelenë, fëmija 3-vjeç në gjendje të rëndë

Lapsi.al 23 December 2023
Shkon në 7 numri i të plagosurve në aksin Levan-Tepelenë,

Numri i të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Levan-Tepelenë ka shkuar në shtatë. Mësohet se 5 persona janë paraqitur për të marrë ndihmën e nevojshme në spital, mes të cilëve një fëmijë 3 vjeç. I mituri, në gjendje të rëndë shëndetësore, aktualisht është futur në sallën e operacionit. Ndërkaq, priten të vijnë edhe dy persona të tjerë për të marrë ndihmën e parë në spital.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, tre pasagjerët në mjetin “Nisan” të moshave 18-vjeç, 12-vjeç dhe 10-vjeç, si edhe dy pasagjerë në automjetin tip “Honday”, 9-vjeç dhe 2-vjeç.

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan”  me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”- thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI