Flash

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet i riu në Korçë

Lapsi.al 23 December 2023
Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet i riu në

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, pasi dyshohet se përshtati dhe përdori mjedisin e lokalit të tij për shitje dhe përdorim droge.

Krahas arrestimit të pronarit të lokalit, Policia ka nisur procedim edhe për një nga klientët.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 18, në lokalin në përdorim të 27-vjeçarit, gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjete të tjera mbi banakun e lokalit, të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike.

Gjithashtu, shtetasit tjetër N. K., iu gjet një cigare me lëndë të dyshuar cannabis.

Njoftimi i policisë Korçë:

Korçë/Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Kishte përshtatur lokalin, për përdorim dhe shitje droge, vihet në pranga 27-vjeçari, pronari i lokalit.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, klient në lokal.

Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kokainë, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, mjete për përgatitjen e dozave dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që dyshohej se kishte përshtatur lokalin e tij, për përdorim droge dhe shpërndarje të lëndës narkotike në qytetin e Korçës, organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi N. K., 27 vjeç, banues në Korçë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. K., 28 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 18, në lokalin në përdorim të 27-vjeçarit, gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjete të tjera mbi banakun e lokalit, të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike.

Gjithashtu, shtetasit tjetër N. K., iu gjet një cigare me lëndë të dyshuar cannabis.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan sasitë e lëndëve narkotike, mjetet për përgatitjen e dozave dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Arrestohet hajduti serial në Vlorë (Emri)

Një hajdut serial ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, duke tentuar të vidhte një banesë. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Florenc Grabovaj, i cili më herët ka v...

11:58

Po vijnë emigrantët, fluks në Kapshticë

Festat e fundvitit kthejnë shumë emigrantë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5518 shtetas dhe kanë dalë 2185 në Qafë Thanë 2145 shtetas d...

11:33

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI