Flash

“Wall Street Journal”: Krahu i djathtë i Putin organizoi vrasjen e Prigozhin

Lapsi.al 22 December 2023
“Wall Street Journal”: Krahu i djathtë i Putin organizoi

Vrasja dramatike e liderit të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, u orkestrua nga krahu i djathtë i Vladimir Putinit. Lajmin e raportoi “Wall Street Journal” në një investigim të gjatë. Sipas saj, aleati i vjetër i Putinit, shefi rus i sigurisë, Nikolai Patrushev, urdhëroi vdekjen e Prigozhin në një aksident me avion më 23 gusht.

Gazeta amerikane citon agjenci të paidentifikuara të inteligjencës perëndimore dhe një oficer të inteligjencës ruse. 62-vjeçari Prigozhin po fluturonte për në Shën Petersburg me 9 pasagjerë të tjerë kur një “pajisje e vogël shpërthyese” e vendosur nën krahun e avionit shpërtheu dhe e rrëzoi atë në tokë.

Yevgeny Prigozhin died in a fiery plane crash on Aug. 23.

Incidenti ndodhi saktësisht dy muaj pasi komandanti luftarak organizoi një kryengritje që gati përmbysi bastionin prej 2 dekadash të Putinit, por Kremlini mohon në mënyrë të përsëritur çdo rol në incident. Patrushev, një ish-spiun që e njeh Putinin që nga ditët e tyre të KGB-së në vitet 1970, e kishte paralajmëruar më parë kreun e Kremlinit, se Prigozhin po konsolidonte shumë ndikim politik pasi Rusia po mbështetej gjithnjë e më shumë tek Grupi Wagner për operacionet e saj ushtarake në Ukrainë.

Russian Security Council Secretary Nikolai Patrushev (left) has been Putin's close ally since the 1970s.

Megjithatë, burimet e gazetës thanë se këto paralajmërime, kryesisht kaluan pa u vënë re për shkak të suksesit relativ të Wagnerit në fushën e betejës. Putin, 71 vjeç, e kuptoi gradualisht këtë çështje në tetor 2022, kur Prigozhin doli publikisht duke u ankuar për mungesën e furnizimeve për grupin paraushtarak.

Patrushev, 72 vjeç, ishte i pranishëm gjatë telefonatës dhe e përdori atë për të nxitur Putinin që të pezullonte Prigozhinin, një veprim që shkaktoi një përplasje disamujore dhe që përfundimisht shpërtheu në rebelimin e 23-24 qershorit.

Patrushev.

Teksa Putin po relaksohej në një vilë larg Moskës, Patrushev futi në lojë presidentin bjellorus Alexander Lukashenko për të negociuar një marrëveshje që e detyroi Prigozhin të tërhiqej. Në 8 javët e tensionuara që pasuan, Prigozhin udhëtoi në Afrikë ndërsa Patrushev dyshohet se përpunoi një plan për ta eliminuar atë.

“Ju mund të shihni se cili ishte plani i Putinit. Të mbante të vdekurin në këmbë në mënyrë që të mund të vazhdonin të zbulonin se çfarë ndodhi” - tha për Wall Street Journal, Rolf Mowatt-Larsson, një ish-shefi i CIA-s në Moskë. Disa orë pas përplasjes së 23 gushtit, një zyrtar i Kremlinit i tha një agjenti evropian të inteligjencës se Prigozhin “duhej të zhdukej pa hezitim”, raporton “Wall Street Journal”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov hodhi poshtë akuzat e Wall Street Journal duke e quajtur “pulp fiction”. “Ne e kemi parë këtë material, por nuk do të donim ta komentonim. Nuk ka gjasa që materiale të tilla të mund të komentohen”, - tha ai me tallje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Masakra në Pragë, flet studenti shqiptar

Çekia ka shpallur të shtunën ditë zie, pas vrasjes së 14 personave në universitetin Charles në Pragë. Një student shqiptar në këtë universitet në Pragë ka folur...

17:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI