Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Shtyhet përsëri votimi i Këshillit të Sigurimit për rezolutën e Gazës

Lapsi.al 22 December 2023
Shtyhet përsëri votimi i Këshillit të Sigurimit për

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri votimin për një projekt-rezolutë për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, thanë të enjten burime diplomatike. Shtyrja për të premten erdhi edhe pse Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë kundërshtuar një sërë propozimesh gjatë hartimit të rezolutës, lanë të kuptohet se mund ta mbështesin atë në formën aktuale.

Projekt-propozimi i fundit bën thirrje për “hapa urgjente për të lejuar menjëherë qasjen humanitare të sigurt dhe pa pengesa, si dhe për krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”, por nuk parashikon një përfundim të menjëhershëm të tyre.

Ambasadorja amrikane në OKB-së, Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve se “nëse rezoluta hidhet për votim siç është, atëherë mund ta mbështesim”. Ajo mohoi që projekt-rezoluta të ishte dobësuar.

“Projekt-rezoluta është shumë e fortë dhe mbështetet plotësisht nga grupi i vendeve arabe”, tha ajo.

Ecejaket diplomatike në Kombet e Bashkuara në Manhattan, që bënë që votimi të shtyhet disa herë këtë javë, vjen ndërsa kushtet në Gazë janë përkeqësuar dhe numri i viktimave është rritur.

“Mesa duket SHBA ka përfituar maksimalisht nga dëshira e anëtarëve të tjerë të Këshillit për të shmangur një veto. Por varianti i fundit duket shumë më i dobët,” tha analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Richard Gowan.

Projekt-rezoluta që është ndryshuar në disa drejtime kyçe për të siguruar kompromis, kërkon nga të gjitha palët që “të lejojnë dhe lehtësojnë përdorimin e të gjitha rrugëve për në dhe në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë kalimet kufitare… për ndihmën humanitare.”

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh po mundohen prej ditësh të gjejnë gjuhën e përbashkët për rezolutën./VOA

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI