Flash

Detaji/ Edi Rama në pritje të ethshme për arrestimin e Sali Berishës

Lapsi.al 22 December 2023
Detaji/ Edi Rama në pritje të ethshme për arrestimin e Sali

Për t'u futur në sallën e kuvendit këtë të enjte, deputetëve të opozitës u duhej të kalonin më parë një gardh të ngjeshur me gardistë që kontrollonin një listë të parapërgatitur nga administrata. Pastaj në korridor i priste një kontroll i imët në skaner, gjithnjë nën diktatin dhe presionet e ushtarëve të gardës. Të përjashtuarit me gjithë përpjekjet që bënë duke shtyrë dhe përplasur, nuk u futën dot në sallë.

[caption id="attachment_880623" align="alignnone" width="732"]Rama duke hyrë në kuvend nga dera e pasme Rama duke hyrë në kuvend nga dera e pasme[/caption]

Kur tensionet ishin të larta në hyrjen kryesore të parlamentit, diku nga pjesa e pasme e oborrit në anën e Akademisë së Shkencave u shfaq me duart në xhepa dhe kokën ulur kryeministri Edi Rama.

Ngadalë, teksa çapitej i qetë drejt hyrjes dytësore, Rama ecte i qetë. Kuptohet se lëvizja i vetëm nuk qe e rastësishme. Kryeministri ishte informuar paraprakisht se tensioni ishte përqëndruar në hyrjen kryesore dhe për të, rruga ishte e lirë.

Një foto tjetër e bërë disa sekonda më parë, tregon se Rama nuk ishte aq i qetë kur u afrua pranë kuvendit. Ai ruhet nga një grup gardistësh të rreshtuar në dy anët e rrugës, megjithëse policia kishte marrë masa ta boshatiste rrugën nga kalimtarët e rastit.

Edhe në sallën e parlamentit ndodhi një episod me dy pjesë.

Kur u votua autorizimi i kërkuar nga SPAK për arrestimin e Sali Berishës, Edi Rama nuk dha asnjë shkas për të tërhequr vëmëndjen.

Salla oshëtinte nga zhurma e protestës së opozitës, por Rama qëndroi i heshtur. Në një moment shkëmbeu ndonjë fjalë me Elisa Spiropalin, por aq. Pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke parë, me kokën mbështetur në dorën e tij të djathtë.

[caption id="attachment_880610" align="alignnone" width="1600"]Rama duke votuar pro autorizimit për arrestimin e Sali Berishës Rama duke votuar pro autorizimit për arrestimin e Sali Berishës[/caption]

Kur erdhi momenti i votimit, pa lëvizur asnjë muskul në fytyrë, ngriti automatikisht kartonin dhe u largua nga salla pa as edhe një emocion në 9 minutat që zgjati seanca parlamentare.

Pak orë më vonë, në profilin e kryeministrit në Facebook u transmetua darka e fundvitit me trupin diplomatik të atashuar në Tiranë.

[caption id="attachment_880614" align="alignnone" width="2048"]Rama me ambasadorin e BE ne darkën e fundvitit Rama me ambasadorin e BE ne darkën e fundvitit[/caption]

Ndërsa sapo kishte votuar për arrestimin e liderit të opozitës, kryeministri dëgjohet t'u thotë ambasadorëve se ky ishte një vit i mirë. Pastaj ngre një dolli për një vit tjetër të mbarë për të dhe për vendin.

Por sado që u përpoq të shfaqet i shpenguar ditën e sotme në sytë e publikut, Lapsi.al mësoi se kryeministri ka qenë tërësisht i dedikuar që votimi për arrestimin e Sali Berishës të kalojë pa incidente. Masat e rrepta të gardistëve që kishin rrethuar vendet e opozitës ishin vetëm njëra anë e medaljes.

Lapsi.al mësoi se me të mbaruar seanca parlamentare, kryeministri Rama ka thirrur në takim kryetaren e kuvendit, Lindita Nikollën, kreun e grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi dhe Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Qëllimi i takimit ka qenë përshpejtimi i procedurës që autorizimi i parlamentit për SPAK të mos votohej me asnjë sekondë, sepse duhej të dërgohej me urgjencë në destinacion.

Rama u ka kërkuar Nikollës, Çuçit dhe Ballës të merrnin çdo masë dhe të bënin ç'ishte e mundur që autorizimi për SPAK të mos vonohej qoftë nga burokracitë e kuvendit, qoftë nga vonesat në postë.

[caption id="attachment_880618" align="alignnone" width="1280"]Postieri që mbërriti në SPAK me zarfin ku ishte autorizimi i kuvendit për arrestimin e Sali Berishës Postieri që mbërriti në SPAK me zarfin ku ishte autorizimi i kuvendit për arrestimin e Sali Berishës[/caption]

Jo më kot, pak pasi mbaroi seanca parlamentare e kuvendit, në derën e SPAK u shfaq edhe postieri, që dorëzoi autorizimin e kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

Detaji është shumë domethënës. Tregon se për arrestimin e Sali Berishës, Rama nuk i lë asgjë rastësisë.

Kuptohet se kostumi i zyrtarit të ftohtë, që e veshi para kamerave në kuvend ishte sa për sy e faqe. është e njëjta fasadë që i shkon deklaratave publike, sikur çështja "Berisha" është një çështje që i përket drejtësisë dhe për të cilën Rama ngurron të komentojë.

Sepse në prapaskenë, kryeministri Rama është investuar që asnjë detaj të mos bëhet pengesë. Sepse në të vërtetë ai interesohet personalisht, që mekanizmi të mos ngecë asnjë minutë dhe zarfi me autorizimin për Arben Krajën të shkojë sa më parë të jetë e mundur./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI