Flash

Ministri i Brendshëm çek: 13 nga 14 viktimat janë identifikuar

Lapsi.al 22 December 2023
Ministri i Brendshëm çek: 13 nga 14 viktimat janë identifikuar

Ministri i Brendshëm çek, Vít Rakusan njofton se janë identifikuar 13 nga 14 viktimat e të shtënave të djeshme në Universitetin e Pragës. Sipas tij mes të plagosurve nga David Kozak, vrasësi 24-vjeçar që më pas u vetëvra, janë edhe tre shtetas të huaj, por asnjë me kombësi italiane siç konfirmohet për agjencinë Ansa nga Ministria e Jashtme. Pas kësaj ngjarjeje tragjike qeveria ka shpallur datën 23 dhjetor si ditë zie kombëtare, raporton La Repubblica.

Sipas faqes PrahaIn.cz, në shtëpinë e vrasësit në Hostoun, afër Kladno, tridhjetë kilometra larg Pragës, u gjet një mjet shpërthyes i përbërë nga cilindër, municione, materiale piroteknike dhe substanca kimike, tha një burim i afërt.

"Bodrumi dukej si një bunker. Shishja ishte e madhe, kishte disa kabllo të lidhura me të, të cilat çonin në pajisje të tjera. Sipas meje, kishte një sistem që do të kishte shkaktuar shpërthimin", tha dëshmitari.

Ndërkohë, policia çeke ka bërë të ditur se ka forcuar masat e sigurisë në të gjithë vendin.

Duke filluar nga sot në të gjithë vendin kemi marrë masa parandaluese rreth objektivave të buta dhe shkollave”, shkruhej në deklaratë.

Më pas policia bëri të ditur se pas të shtënave të djeshme (21 Dhjetor) në universitet, po monitorohen rrjetet sociale, veçanërisht disa mesazhe nga persona që pretendojnë se janë frymëzuar nga akti i tmerrshëm i Kozakut dhe që duan ta imitojnë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI