Flash

Hetimet e SPAK/ Tedi Blushi i dhuron "prangat" Erion Veliajt

Lapsi.al 22 December 2023
Hetimet e SPAK/ Tedi Blushi i dhuron "prangat" Erion Veliajt

Pas arrestimit të drejtorit të përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tushe, opozita ka kërkuar që SPAK të arrestojë edhe Erjon Veliajn për firmën që ka hedhur për inceneratorin e Tiranës. Ndaj në fillim të mbledhjes së këshillit bashkiak këtë të premte, kur Veliaj ka nisur fjalën, këshilltari bashkiak Tedi Blushi i është afruar dhe i ka "dhuruar" një palë pranga si simbolikë të përgjegjësisë që duhet të mbajë kryebashkiaku. Video më poshtë:

"I dhurova sot Erjon Veliaj një palë pranga në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale. Prangat janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite. Prangat janë ndëshkimi për betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës. Prangat janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara. Prangat janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji!" ka shkruar Blushi në rrjetet sociale pas këtij gjesti.

Në pak sekonda, mbledhja është ndërprerë dhe është thirrur policia bashkiake për të nxjerrë jashtë Blushin. Ky incident shënoi mbledhjen ku u votua pa diskutime buxheti i vitit 2024 për Bashkinë e Tiranës.

Të këshilluara

Historia e panjohur/ Kush e shpiku bakllavanë

Historia e bakllavasë është shumë-ngjyrëshe. Janë të shumtë ata kombe që këmbëngulin se janë ata që krijuesit e saj. Megjithatë, besohet gjerësisht, se ishin as...

23:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI