Flash

Greqia e kënaqur me lëvizjen e Tiranës: Hap pozitiv, Rama pranoi Belerin si kryetar të zgjedhur të Himarës

Lapsi.al 22 December 2023
Greqia e kënaqur me lëvizjen e Tiranës: Hap pozitiv, Rama pranoi

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë për rastin e Fredi Belerit. Në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, Gerapetritis tha se është hap pozitiv fakti që kryeministri Edi Rama pranoi Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

“Në të vërtetë, ka pasur një hap pozitiv nga ana e kryeministrit shqiptar, i cili në parim pranoi që kemi një kryetar të ri dhe ish-kryetari Goro duhet të largohet patjetër. Më pas do të vlerësojmë nëse veprimet e radhës janë të përputhshme me ato që kemi vënë si kusht”, tha Gerapetritis.

Duke komentuar postimin e kryeministrit të Shqipërisë në rrjetet sociale, Gerapetritis theksoi se “për herë të parë Edi Rama pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe e quajti shprehimisht Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur”.

Ai shtoi se “kryeministri shqiptar madje pranoi që ish-kryetari i bashkisë nuk mund të mbajë detyrën dhe nënvizoi: “Për momentin ajo që duhet bërë është zëvendësimi i menjëhershëm i ushtruesit të detyrës, zotit Goro”.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës shqiptare për korrupsionin dhe krimin e organizuar, ai vuri në dukje se ka marrë disa konsiderata, duke përfshirë se Fredi Beleri është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe se për momentin mbajtja në paraburgim të përkohshëm e pengon të bëjë betimin dhe të marrë detyrën dhe se ish-kryetari Goro nuk mund të shërbejë si kryetar bashkie.

Të këshilluara

Plan për atentat ndaj Gledis Nanos?

Një informacion ka rënë në dorën e Policisë, lidhur me një grup që kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis...

18:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI