Flash

Del autopsia/ Shqiptari vrau të dashurën italiane 8 herë me thikë

Lapsi.al 22 December 2023
Del autopsia/ Shqiptari vrau të dashurën italiane 8 herë me

Zbardhen detaje nga vrasja e 27-vjeçares italiane, e cila u masakrua me thikë nga ish-i dashuri i saj shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj. Mediat italiane raportojnë se është bërë publike autopsia e Vanessa Ballan. Ekzaminimi zbuloi ajo është qëlluar tetë herë me thikë, dy goditje i kanë dëmtuar të dyja mushkëritë, ndërsa fatale ka qenë një tjetër në zemër.

E reja, e cila ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë përpara se të masakrohej me thikë ishte rrahur. Gjithashtu u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe plagë mbrojtëse në duar, siç rezultoi tashmë nga këqyrja e kufomës. Vrasja është kryer me një thike 20 centimetra e gjatë. Vanessa vdiq shumë shpejt, sipas mjekëve që kryen autopsinë. Kujtojmë që krimi ndodhi disa ditë më parë ku 41-vjecari nga Kosova nuk arrinte ta pranonte ndarjen nga partnerja italiane me të cilën kishte pasur një histori të shkurtër dashurie shkruajnë mediat italiane.

Ai prej një viti e përndiqte 27-vjeçaren duke e kërcënuar se do ta vriste dhe do t’i tregonte bashkëshortit videot intime nëse nuk rikthehej me të. E reja italiane e denoncoi në polici më 26 tetor por asnjë masë nuk u mor ndaj 41-vjecarit. Pas denoncimit u duk sikur situata u qetësua, kjo pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij. Prokuroria deklaronte se nuk kishte prova për të arrestuar 41-vjecarin pasi mesazhet kërcënuese ishin fshirë nga celulari i 27-vjecares për mos i parë bashkëshorti i saj. Ata raportonin se ishin duke hetuar mbi çështjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI