Flash

Zëri i Amerikës: Ç'ndodhi sot në Kuvend dhe çfarë e pret Sali Berishën

Lapsi.al 21 December 2023
Zëri i Amerikës: Ç'ndodhi sot në Kuvend dhe

Kuvendi në Tiranë miratoi sot me 75 vota pro kërkesën e SPAK-ut mbi autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Pas shqyrtimit në Këshillin e Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, për këtë kërkesë u paraqitën dy raporte në Kuvend; raporti rekomandues i shumicës së deputetëve të këshillit dhe raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike.

Të dy raportet jepnin konfirmimin për dhënien e autorizimit, ashtu si u shprehën edhe në mbledhjen e të hënës, dhe iu shpërndanë deputetëve të tjerë. Një grup deputetësh të opozitës protestuan edhe sot me përmbysje karrigesh dhe ndezje flakadanësh. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ftoi zotin Berisha të merrte fjalën për të dhënë shpjegimet e veta, por ai nuk pranoi, ndërsa kërkonte që punonjësit e shërbimit të largoheshin nga salla, ndaj ajo nisi menjëherë votimin.

Lexo më tej: Dyshimet/ Kuvendi thotë “PO”, Berisha drejt arrestit në seli 

Zoti Berisha e cilësoi edhe vendimin e sotëm një akt të paligjshëm dhe antikushtetues, një sulm politik, që kryeministri Rama ka ndërmarrë ndaj tij dhe opozitës. Nga salla e Kuvendit me tym flakadanësh, ku socialistët votuan sërish për pak minuta materialet e radhës, zoti Berisha shkoi për të folur në tubimin para Kuvendit, ku ishin mbledhur përkrahës së tij, ku sërish theksoi korrupsionin e qeverisë Rama dhe arrogancën e shumicës socialiste

Më herët ai ka thënë se do të zbatonte vendimin e Kuvendit, nëse përmes tij autorizoheshin masat e sigurisë, por më pas tha se edhe ky hap i dytë i SPAK-ut ishte në vazhdim të masave të mëparshme, që ai i quan si antikushtetuese. Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë për shqyrtim në seancën e vet plenare kërkesën e një grupi deputetësh lidhur me masat e sigurisë që SPAK-u ka vendosur ndaj zotit Berisha, si dhe interpretim të nenit të Kushtetutës, ku flitet për arrestimin e deputetit.

Gjykata tha se kërkesa nuk ishte formalisht e rregullt, se grupi i deputetëve nuk legjitimohej për të vënë në lëvizje gjykatën në çështje si konflikti i kompetencave dhe se pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre. Vendimi i Kuvendit tani i dërgohet SPAK-ut dhe ky i fundit i propozon Gjykatës së Posaçme GJKKO një masë të re sigurie për zotin Berisha, i cili nuk plotësoi masën e mëparshme detyrim paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore. Ish kryeministri Berisha është person në hetim në çështjen e procedurave të procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku dyshohet se ka favorizuar me akte te ndryshme dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, i cili u mbush më pas me një grup pallatesh./VOA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI