Flash

“Protothema”: Rama, drejt njohjes së Belerit si kryetar bashkie të Himarës

Lapsi.al 21 December 2023
“Protothema”: Rama, drejt njohjes së Belerit si kryetar bashkie
“Rama njeh Belerin si kryetar bashkie, hapi i deeskalimit pas presioneve të Mitsotakis” – është titulli i një shkrimi të së përditshmes greke “Protothema” në faqen e saj online. Këtë të enjte Rama bëri një koment për vendimin e gjykatës së posaçme që nuk lejoi Belerin të bënte betimin.  “Një zhvillim shumë i rëndësishëm për perspektivën e zgjidhjes së çështjes Beleri u shënua sot, nisur nga vendimi i gjykatës shqiptare që e njeh zotin Beleri si kryetar të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe nënvizon se i zgjedhuri i tij Edi Ramës, Jorgo Goro nuk ka legjitimitet të ushtrojnë detyrat e tij. Gjëja më interesante është se kryeministri shqiptar ndërhyn për këtë çështje përmes "X", (Twitter) në vazhdën e diskutimit të fundit që pati me Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Këshillit Europian në Bruksel pak ditë më parë, ku Greqia shprehu kundërshtimet e saj për vazhdimin e kursit europian të Shqipërisë, ndërkohë që çështja Beleri po përshkallëzohet” – shkruan “Protothema”. “Më konkretisht, në postimin e tij Rama përmend në pikën 3: “Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarë” - nënvizon zoti Rama në postimin e tij. Postimi në fjalë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Athina, në vijim të bisedës së fundit mes dy liderëve. “Pranimi i arsyetimit të vendimit (të gjykatës) nga kryeministri shqiptar është një hap i rëndësishëm në procesin e kalimit të pushtetit në Bashkinë Himarë deri në përfundimin e procesit gjyqësor ”, - cituan burime kompetente për “Protothema” që e perceptojnë postimin publik të zotit Rama si “një hap prapa, në një përpjekje për të zbutur krizën e frikshme diplomatike”. Sipas gazetës, “në procesin për Belerin, dëshmitarët e prokurorisë nuk u paraqitën dhe gjyqtari sqaroi se do të vazhdojë procesin vetëm me dëshmitarët e mbrojtjes së zotit Beleri, i transferuar këto ditë në burgun e Fierit. Dhe zoti Rama në përfundim të postimit të tij mund të theksojë se kjo ka të bëjë me drejtësinë dhe jo qeveritë, por shton se “arsyetimi i vendimit krijon një kusht pozitiv për përballimin e ngërçit”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI