Flash

Policia i tregon vendin krìmit në Shkodër: Arreston një grua 50 vjeç si pjesë të një bande krìminale

Lapsi.al 21 December 2023
Policia i tregon vendin krìmit në Shkodër: Arreston një

Kur situata në Shkodër nuk ka qenë e qetë, me banda që mbikqyrin zgjedhje e me me vrasje të përmuajshme, policia jonë sot bëri një deklaratë të bujshme.

Arrestoi sot një grua 50 vjeç, për të cilën thotë se bën pjesë në organizatë kriminale.

"Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetase të shpallur në kërkim, banuese në Bullgari, pasi akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin." - thotë mes të tjerash policia që po bën një punë të jashtëzakonshme në Shkodër.

Detaje nga policia: 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër është kapur dhe ndaluar shtetasja bullgare:

I. T.(D.), 50 vjeçe, banuese në Bullgari.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi dyshohet si pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. 3 pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI