Flash

Piktura dhe ikona me vlerë 1.5 milionë euro, Gjykata e Fierit cakton masën e sigurisë për dy të arrestuarit

Lapsi.al 21 December 2023
Piktura dhe ikona me vlerë 1.5 milionë euro, Gjykata e Fierit cakton

“Arrest me burg” ka dhënë gjyqtarja e Fierit mëngjesin e sotëm si masë e sigurimit e shtetasve Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani, të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera” ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove.

Gjyqtare e çështjes është Miranda Nakaj, prokuror Elvis Alliaj ndërkohë që i akuzuari Kalemi mbrohet nga Ermal Hamataj kreu i dhomës së avokatisë Fier.

Në seancën e zhvilluar i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit dhe ka mohuar akuzat. Gjyqtaria Miranda Nakaj pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve t’u jepet masa arrest me burg.

Në përfundim të seancës, avokati Ermal Hamataj ka pohuar se e gjitha është një show që ka nisur nga Drejtoria e Policisë Fier duke arrestuar persona te paarsimuar, në kushte ekstreme te varfërisë që nuk dinë vlerën e ikonave e jo me të merren me trafikimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI