Flash

Parandalohet vràsja në Rrëshen, arrestohen dy vëllezër

Lapsi.al 21 December 2023
Parandalohet vràsja në Rrëshen, arrestohen dy

Një atentat është parandaluar nga policia e Rrëshenit teksa në pranga janë vënë dy vëllezër.

Besnik e Prengë Gjoka janë arrestuar, pasi policia ka arritur të zbulojë se po përgatiteshin për të kryer një vrasje, ndonse ende nuk dihet objektivi, hetuesit po vijojnë të mbeldhin prova për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje kriminale.

Policia ka sekuestruar nw cilwsinw e provave materiale kallashnikovë dhe 11 krehëra me fishekë të cilët u janë gjetur 2 vëllezërve Gjoka.

Ndërkohë pritet të merret deklarata edhe e familjarëve të të arrestuarve lidhur me ngjarjen, ndonëse nga intervistimet paraprake të 2 vëllezërve të arrestuar, grupi hetimor nuk ka mundur të zbardhë detaje.

Dhe në një hark kohor të shkurtër policia ka goditur dhe një rast tjetër të armëmbajtjes pa leje.

Bëhet fjalë për një tjetër shtetas i identifkuar si Tom Gjelodhi, i cili sipas informacioneve është vënë nën hetim në gjendje të lirë në Kurbin pasi policia ka arritur të zbulojë se në banesën e ti kishte një armë zjarri pa lejë.

Së bashku me disa fishekë, efektivët e kanë sekuestruar armën e zjarrit teksa Gjeloshi do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI