Flash

Lëvizte me armë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 21 December 2023
Lëvizte me armë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap teksa lëvizte me armë në qytet. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.H i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të bërë nga forcat "Shqiponja", 42 vjeçarit iu gjet një pistoletë të cilën e mbante me qëllim shitjen ndaj personave të tjerë.

Në kuadër të operacionit 'Transportuesi', policia sekuestroi krehërin e pistoletës dhe municionin luftarak që mbante me vete i arrestuari.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI