Flash

Berisha lë selinë e PD: Asnjë vendim gjykate nuk mund të realizojë ëndrrat e Ramës

Lapsi.al 21 December 2023
Berisha lë selinë e PD: Asnjë vendim gjykate nuk mund të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një ditë të gjatë këtë të enjte. Megjithatë duke dalë nga selia e PD-së rreth orës 21.00 ai tha se pavarësisht kësaj, “energjia e tij është e mjaftueshme për të vazhduar këtë ditë”. Pas mbledhjes së Kuvendit ku iu hoq imuniteti dhe protestës së zhvilluar para parlamentit, Berisha mblodhi në mbrëmje kryesinë e partisë.

Pas mbledhjes, ai komentoi heqjen e imuniteti të deputetit, ku sulmoi kryeministrin Edi Rama ku tha se asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e kreut të qeverisë. Ish-kryeministri tha se data 27 dhjetor kur do të jepet vendimi për vulën e PD-së nga gjykata e lartë, do të jetë ditë proteste.

“Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e Ramës. Do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, por ju garantoj që do përfundojë atje ku e meriton. Si mund të jem i kënaqur unë që Partia është në këmbë. Ju kujtoj se data 27 është ditë proteste.

Për sa i përket mbledhjes u diskutuan për disa çështje organizative në mënyrë që të rikonstruktohet sektori i ri i riorganizimit. Do krijohen edhe disa koordinatorë që do merren me organizimin e partisë”, - u shpreh Berisha.

“Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin. Natyrisht të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

https://lapsi.al/2023/12/21/si-do-te-qe-arrestimi-i-berishes-nese-do-ishim-nje-vend-i-lire/?fbclid=IwAR0uNZ1Uw1Fq2DaEdKHB3-iZkbqyMwQQaJjJbwdjVQatfeAnfZUJKmb6wnY

Të këshilluara

Nivel alarmant i ndotjes së ajrit në Shkup

Niveli i shikueshmërisë është i ulët në Shkup pasi smogu i dendur mbulon kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, që vazhdon të vlerësohet si një nga qytetet më të n...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI