Flash

Berisha në arrest selie? Ende nuk dihet ku do izolohet lideri i demokratëve nga policia

Lapsi.al 21 December 2023
Berisha në arrest selie? Ende nuk dihet ku do izolohet lideri i

Sapo SPAK të marrë vendimin e gjykatës për masën e arrestit që do të zbatohet ndaj Sali Berishës, policisë i duhet të zbatojë masën që do dalë nga Gjykata e Posaçme. Por për këtë ka një dilemë: Nëse kjo masë do të jetë "arrest shtëpie", ku do të izolohet Berisha? A do të deklarojë ai adreën e shtëpisë  pranë autoriteteve gjyqësore, duke i dhënë fund kontaktit me bashkëpuntorët politikë, apo do të deklarojë si adresë, atë të selisë së PD-së për të vazhduar njësoj drejtimin e partisë, takimet, konferencat etj?

Joshja për këtë skenar të dytë duket e madhe, madje zëra brenda PD-së flasin për futjen që tani të pajisjeve dhe orendive që do të ndihmonin liderin e burgosur të jetonte në zyrën e tij. Në këtë mënyrë, arrestimi i tij nga SPAK do të kthehej në një boomerang politik për Edi Ramën, duke e prezantuar Shqipërinë siç është de facto, një autokraci me liderin e opozitës të ngujuar në seli dhe të rrethuar për 24 orë nga policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI