Flash

“Arrestimi” i Berishës jehonë në mediat e huaja: Rrezikon 4 deri 12 vite burg

Lapsi.al 21 December 2023
“Arrestimi” i Berishës jehonë në mediat e huaja:

“Tymuese në parlament teksa ish-udhëheqësit të Shqipërisë iu hoq imuniteti”. Ky është titulli i prestigjiozes britanike, “The Guardian” për votimin e së enjtes në parlament ku u miratua kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Gazeta përmend tensionin në sallë dhe protestën e mbështetësve të opozitës jashtë tij.

“Sali Berisha, 79 vjeç, i cili dominoi politikën shqiptare në fillim të viteve 1990 si kryetar i shtetit dhe më pas si kryeministër konservator nga 2005 në 2013, tani përballet me arrestimin e mundshëm dhe nëse shpallet fajtor, me një dënim nga 4 deri në 12 vjet burg” – citon “The Guardian” që më pas citon edhe deklarata të Berishës.

“Jam më i fortë se kurrë”, tha Berisha teksa doli nga dhoma i rrethuar nga truproja. Ai ka mohuar prej kohësh të gjitha akuzat duke e hedhur poshtë hetimin si një gjueti shtrigash “thjesht politike” i nxitur nga rivali i tij, kryeministri aktual socialist, Edi Rama. “Ky vendim nuk do të arrijë qëllimin e tij për të shkatërruar opozitën; përkundrazi, do ta mobilizojë atë me moton: tani ose kurrë” - tha ai, ndërsa deputetët e Partisë së tij Demokratike të opozitës grumbulluan karriget dhe ndezën tymuese në sallë” – shkruan gazeta britanike e cila jep edhe detaje për procesin ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarber Malltezi.

“Agjencitë ndërkombëtare e renditin rregullisht Shqipërinë, si një nga vendet më të varfra në Evropë, si një nga më të korruptuarit në kontinent. Vitin e kaluar, Berishës iu ndalua hyrja në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar si i dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar dhe korrupsion.

SHBA e ka akuzuar Berishën për “keqpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike”, duke thënë se si kryeministër ai “e kishte përdorur pushtetin për përfitimin e tij” dhe për të “pasuruar” të afërmit dhe aleatët. Ai i ka mohuar akuzat” – citon “The Guardian”.

Lajmi ka bërë jehonë në të gjitha agjencitë ndërkombëtare si Reuters, Ansa, ABC News. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Si do të qe arrestimi i Berishës, nëse do ishim një vend i lirë

Të këshilluara

Nivel alarmant i ndotjes së ajrit në Shkup

Niveli i shikueshmërisë është i ulët në Shkup pasi smogu i dendur mbulon kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, që vazhdon të vlerësohet si një nga qytetet më të n...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI