Flash

Transferimi i të burgosurve VIP nga burgu i Durrësit/ Detajet: Në qeli kishin gjithçka përveç lirisë

Lapsi.al 20 December 2023
Transferimi i të burgosurve VIP nga burgu i Durrësit/ Detajet: Në

Të burgosurit “VIP” të cilët ishin vendosur në burgun e Durrësit u transferuan ditën e djeshme në burgun e Fierit. Bëhet fjalë për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish-kryetarin e bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Alfred Beleri, ish-prokurorin Xhevahir Lita si dhe ish-drejtorin e forcave Operacionale Oltion Bistri.

Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi zbuloi në një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin”, arsyet e këtij transferimi.

“Kemi të bëjmë me një zhvendosje për shkak të trajtimit preferencial të të burgosurve “VIP”, burime të miat më kanë konfirmua se këta të burgosur kishin gjithçka tjetër veç lirisë. Ata kishin një palestër brenda një burgu, kishin ushqimin që kërkonin.

Kishin njerëzit e tyre. Ma kanë konfirmuar burime të miat brenda burgut. ka të bëjë edhe me mënyrën se si këta trajtoheshin brenda ambienteve të burgut të Durrësit, ata kishin të gjitha kushtet. Burgu i Durrësit i ka me rregullore të shkruar se për çdo të burgosur lejohen vetëm tre vizita në javë, ndërsa për këta të burgosur futen e dalin qindra vizitorë gjatë javës dhe me dhjetëra gjatë ditës. Duke marrë parasysh situatën kaotike në burgun e Durrësit u mor edhe vendimi për tranferimin e këtyre të burgosurve”, – tha gazetarja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Do të mbetemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por mE kth...

07:28

Aksident masiv tek TEG, përplasen 11 makina

Një aksident masiv ka ndodhur këtë të martë në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas burimeve të raportohet për të paktën 11 makina të përplasura. Aksidenti m...

18:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI