Flash

Shefi i NATO-s: Siguria në Kosovë, kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 20 December 2023
Shefi i NATO-s: Siguria në Kosovë, kyç për stabilitetin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi të mërkurën se ruajtja e një ambienti të sigurtë në Kosovë është “kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.”

Në një urim të fundvitit ushtarëve të aleancës, Sekretari Stoltenberg tha se “bota në të cilën jetojmë është më e rrezikshme” dhe se për t’iu përgjigjur kësaj situate NATO-ja kanë ndërmarrë hapa që të përforcojë parandalimin dhe mbrojtjen e vendeve anëtare të saj duke rritur buxhetin e mbrojtjes dhe duke vënë një numër të shtuar të forcave të armatosura në gjendje gatishmërie.

“Një luftë e vërtetë po ndodh në Evropë. Një luftë e re në Lindje të Mesme, tensione në Ballkanin Perëndimor. Terrorizmi brutal po vazhdon dhe ndryshimet klimatike po nxisin konflikte,” deklaroi zoti Stoltenberg.

Duke folur për vizitat e tij në vende të ndryshme të Evropës, Sekretari Stoltenberg iu referua edhe asaj në Kosovë, ku takoi ushtarët e forcës paqeruajtëse të KFOR-it.

“Muajin e kaluar vizitova trupat e KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës. Ndihma (e tyre) për ruajtjen e një ambienti të sigurtë për të gjithë në Kosovë është kyç për stabilitetin e rajonit të gjerë të Ballkanit Perëndimor,” tha ai.

Zoti Stoltenberg deklaroi se pa ushtarët e NATO-s “nuk do të kishte NATO, nuk do të kishte siguri dhe nuk do të kishte liri.”/VOA

Të këshilluara

Berisha paralajmëron protestë para SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës. “Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në incenerat...

14:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI