Flash

Migrimi “than” qarqet, popullsia e 9 rretheve iku drejt Tiranës dhe Durrësit më 2022

Lapsi.al 20 December 2023
Migrimi “than” qarqet, popullsia e 9 rretheve iku drejt Tiranës

Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12 gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, përveç ikjes jashtë vendit dhe rënies së lindjeve.

INSTAT raportoi se në vitin 2022 migrimi brenda Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur se sa të larguar), respektivisht me 7.366 Tirana, 1.182 Durrësi dhe 239 Vlora (të ardhur më shumë se sa të larguar).

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të gjitha qarqet e tjera ( Berati, Dibra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra,) kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022.

Në veçanti qarqet e Dibrës dhe Elbasanit me -1.822 dhe -1.283 respektivisht.

Një tregues tjetër, koeficienti bruto i migracionit të brendshëm neto tregon ndikimin që ka migracioni i brendshëm në popullsinë e qarqeve të veçanta. Tirana, Durrësi dhe Vlora ishin qarqet e vetme me koeficient bruto të migrimit të brendshëm neto pozitiv, me një shtesë prej 8,0 për Tiranën dhe 4,1 për Durrësin dhe 1,3 për Vlorën (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Qarqet e Dibrës dhe Gjirokastrës kishin nivelet më të ulëta të koeficientit bruto të migracionit të brendshëm neto, përkatësisht me -16,9 dhe -12,1 i ndjekur nga qarku i Kukësit me -10.4 (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Në vitin 2022, bashkia me migracionin e brendshëm neto më të lartë ishte Tirana, me një vlerë prej 6.004 të ardhur më shumë se sa të larguar, ndërsa bashkia me migracionin e brendshëm neto më të ulët ishte Dibra, me 744 të larguar më shumë se të ardhur.

Popullsia e Shqipërisë ka ardhur duke u zvogëluar që nga viti 2001, megjithëse jo të gjitha qarqet kanë ndjekur këtë prirje.

Popullsia mesatare e Shqipërisë u pakësua nga 2.811.666 banorë më 2021 në 2.777.689 banorë në 2022. Në vitin 2022, qarku me popullsinë mesatare më të madhe në Shqipëri ishte i Tirana me 922.386 banorë, i ndjekur nga qarku i Durrësit me 290.561 banorë. Në të njëjtën kohë, dy qarqet me popullsinë mesatare më të vogël në vitin 2022 ishin  Gjirokastra dhe Kukësi, respektivisht me 54.296 dhe 72.133 banorë.

Gjatë vitit 2022, vetëm popullsia e qarku të Tiranës është rritur, ndërsa të gjitha qarqet e tjera kishin një normë negative të rritjes së popullsisë.

Qarku i Tiranës ka pasur nivelin më të lartë të rritjes së popullsisë mesatare gjatë vitit 2022, pasi u rrit me 0,7% krahasuar me vitin 2021. Nga ana tjetër, qarku me normën më të ulët të rritjes së popullsisë mesatare ishte ai i Gjirokastrës, me –4,2%, gjatë vitit 2022./ Monitor

Të këshilluara

Aksident masiv tek TEG, përplasen 11 makina

Një aksident masiv ka ndodhur këtë të martë në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas burimeve të raportohet për të paktën 11 makina të përplasura. Aksidenti m...

18:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI