Flash

Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema

Lapsi.al 20 December 2023
Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema

Administrata Tatimore, për një periudhë disa mujore, ka kryer një investigim të hollësishëm me strukturat e saj të specializuara, duke faktuar evazionin fiskal dhe aktivitetin e paligjshëm që disa subjekte kryenin duke faturuar fiktivisht shërbimin e konsulencës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore për arsye përfitimi.

Rreth 2 milionë euro dëm financiar në buxhetin e shtetit nëpërmjet faturave fiktive tё lёshuara nga subjekte si Person Fizik apo SH.P.K, qё kryenin aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave, duke shmangur detyrimet tatimore.

Administrata Tatimore nëpërmjet metodave të specializuara dhe analizave të thelluara ka arritur të verifikojë fiktivitetin e faturimeve të këtyre subjekteve nëpërmjet kryqëzimit të informacioneve në kohë reale si dhe transaksioneve bankare.

Këto subjekte rrisnin në mënyrë fiktive shpenzimet duke bërë të mundur barazimin e tyre me të ardhurat në mënyrë që vlera e detyrimit të Tatim Fitimit për t’u paguar t’u dilte më e ulët, duke shmangur kështu detyrimin real që lind nga Tatim Fitimi.

Nga hetimi i thelluar i Administratës Tatimore rezultoi që nuk kishte transaksione bankare në lidhje me shërbimet e blera ose transaksionet bankare janë kryer nga individë të lidhur ose jo me këto subjekte duke provuar kështu fiktivitetin e faturave dhe skemën e mashtrimit.

Tatimet verifikuan gjithashtu se këto subjekte e deklaronin selinë e tyre në adresa fiktive duke shmangur kështu detyrimin për Tatimin në Burim dhe Tatim Fitimit për nënqiradhënie.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranë dhe me Drejtorinë për Krimin Ekonomik në Policinë e Shtetit kanë arritur të provojnë se nëpërmjet faturimeve fiktive këto subjekte kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuara nga nenet 180, 190 dhe 143 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë.

Nga ky aktivitet kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masë sigurimi arrest në burg ndaj 12 shtetasve, 3 nga të cilët shqiptarë dhe 9 shtetas Italian.

Gjithashtu, dyshohet se kjo skemë kriminale mashtrimi shtrihet edhe në shtetin fqinj, Itali, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet në vlerën e mbi 6 milion Eurove.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI