Flash

Parashikimi i Lubonjës: "Piramidat" e regjimit të Ramës janë "paratë e krimit"!

Lapsi.al 20 December 2023
Parashikimi i Lubonjës: "Piramidat" e regjimit të Ramës

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar në News24 së “regjimi” i Ramës është i ngjashëm me atë të Berishës së parë që u përmbys nga piramidat. Në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se sa më shumë forcë tregon një pushtet aq më i dobët është, gjë që sipas tij sjell edhe “shkallmimin e kundërshtarit” për të zgjatur qëndrimin në pushtet.

Sipas Lubonjës, regjimi i Edi Ramës do të zgjasë, por në vend të piramidave dobësia e tij do të jetë krimi i organizuar që në të ardhmen do të krijojë një situatë të keqe në vend.

“Sa më shumë forcë tregon një pushtet aq më i dobët është. Ka një dobësi që merr këto masa. Ka një dobësi pushteti, por nga ana tjetër po të shohësh regjimet, edhe pse janë të dobët, kompensimet i bëjnë përmes forcës.

Ka një proporcionalitet sa më shumë dobësohet regjimi, aq më shumë shkallmon kundërshtarin që të rrijë sa më gjatë në pushtet. Dyshoj se shqiptarët do e përmbysin këtë situatë.

Ky regjim po shkon drejt situatës ku do i bjerë tuneli. "Piramidat" sot janë "krimi i organizuar" që po e mban këtë pushtet me para. Burimi i tyre është krimi i organizuar, por do vijë një moment që ky krimi dhe këto para që do lënë pallate bosh, do të krijojë një situatë të keqe si rënia e piramidave”, u shpreh ai mes të tjerash.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI