Flash

Kurti: Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë

Lapsi.al 20 December 2023
Kurti: Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se vrasja e fëmijëve kosovarë janë krimet më të tmerrshme që ka kryer Serbia.

Kurti e tha këtë mbrëmjen e djeshme teksa vizitoi ekspozitën “Bebëzat e mallit”, dedikuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë. Kryeministri tha se ngjarje të këtilla, përveç se mbledhin kujtime dhe e ndajnë dhimbjen, i shërbejnë edhe kujtesës sonë kolektive, për të shkuarën, për të mos e harruar kurrë atë.

“Për të nderuar dhe lartësuar kujtimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre.

Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri. Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë. Andaj, e kemi obligim për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë mos t’i harrojmë”, tha Kurti.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Do të mbetemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por mE kth...

07:28

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI