Flash

Berisha në dorë të Parlamentit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e deputetëve

Lapsi.al 20 December 2023
Berisha në dorë të Parlamentit, Kushtetuesja rrëzon

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e bërë nga një grup deputetësh të PD, ku kërkohej pezullimi i masave të marra nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Me shumicë votash gjyqtarët rrëzuan kërkesën e deputetëve të Rithemelimit të cilët kërkuan pezullimin e vendimit të GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.

Vendimi :

Mbledhja e Giyqtareve, e mbledhur sot, ne daten 20 dhjetor 2023, bazuar ne nenin 54, pika 3 te ligit mr. 8877/2000 te ndryshuar, me shumice votash, vleresoi se kerkesa nuk ploteson kriteret ligiore paraprake pör pranimin e saj per shqyrtim ne seancë plenare, per këto arsye:

neni 124 i Kushtetutes parashikon se Gjykata zgjidh mosmarreveshjet kushtetuese dhe ben interpretimin perfundimtar te saj.

Kurse bazuar ne nenin 131, pika 1, shkronja “g”, te Kushtetutes, Giykata vendos per mosmarreveshjet e kompetences ndermjet pushteteve, e cila ne rastin konkret pretendohet se sht midis Kuvendit nga njra anë dhe SPAK dhe GJKKO nga ana tjetër.

Kushtetuta ka mirepercaktuar rastet kur grupeve te deputeteve, u jane njohur te drejta si entitete dhe ne kete drejtim, nje e pesta e deputeteve dhe Kuvendi jane subjekte kushtetuese te ndryshme që nuk mund te barazohen me njeri – tjetrin.

Per rrjedhoje, kerkuesi, grupi i deputeteve nuk legitimohet t’i drejtohet Gjykates pasi referuar mosmarreveshjes se pretenduar te kompetencave, ai nuk shte subjekt ne konflikt, pra nuk rezulton t’i jete marre ndonje kompetence apo te jete cenua drejtperdrejt ne ndonje kompetence. Grupi i nje te pestes se deputeteve, pavaresisht se eshte pjese e ushtrimit te veprimtarise legjislative te Kuvendit, nuk nënkupton qe ai eshte subjekti kushtetues per te cilin ben fjale neni 73, pika 2, i Kushtetutes, pra ai nuk mund te veproje ne emer dhe me tagrat e Kuvendit.

Të këshilluara

Berisha paralajmëron protestë para SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës. “Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në incenerat...

14:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI