Flash

Avokati i Berishës: Gjykata Kushtetuese sot ka bërë një gafë juridike, një vetëvrasje

Lapsi.al 20 December 2023
Avokati i Berishës: Gjykata Kushtetuese sot ka bërë një

Avokati i kryeopozitarit Sali Berisha Genc Gjokutaj, u shpreh se Gjyakata Kushtetuese sot ka bërë një gafë juridike dhe një vetëvrsje për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të PD-së. I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Gjokutaj e quan vendimin unikal në histori dhe ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim anti-kushtetues.

"Ne e ngritëm me forcë që Kuvendi ta shtynte seancën ose ta pezullonte deri sa gjykata kushtetuese të shprehet në lidhje me këtë argument, por sigurisht që ne në atë moment nuk mund të hipotezonim që Gjykata Kushtetuese sot, biles është bërë edhe një kërkesë nga deputetetë për përshpejtim të gjykimit të çështjes pasi me ezaurimin nga Parlamenti, ezaurohej kërkesa e pagjykuar, kështu që ata e rrëzuan siç jeni në dijeni.

Por sigurisht neve ishim të bindur në kërkimin tonë dhe jo vetëm për legjitimimin që Gjykata kushtetuese sot ka bërë një gafë juridike, është një vëtëvrasje që ka bërë Gjykata Kushtetuese, pra, është unikale në histori që Gjykata Kushtetuese jep një vendim anti-kushtetues. Pjesa e fundit e materialit të Gjykatës Kushtetuese thotë "Për rrjedhojë, kërkuesi i grupit të dëputetëve nuk legjitimohet ti drejtohet Gjykatës pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kopetencave, ai nuk është subjeKt në komflit, pra nuk rezulton që të jetë marrë ndonjë kopetencë apo të jetë cënuar drejtpërdrejt në kopetencë," tha Gjokutaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI