Flash

As paga 2 mijë euro nuk i ndali, 155 mjekë ikën këtë vit nga Kosova

Lapsi.al 20 December 2023
As paga 2 mijë euro nuk i ndali, 155 mjekë ikën këtë

Rritja e pagave nuk i ka bindur mjekët që të qëndrojnë në Kosovë. Vetëm sivjet, 155 nga ta kanë migruar. Situata pritet të përkeqësohet në 2024-n, kur edhe liberalizohen vizat. Pagat për mjekët specialist kanë shkuar deri në 2 mijë euro.

Përkundër zotimeve për ndalje të “ikjes së trurit”, sivjet 155 mjekë kanë braktisur Kosovën.

Në Odën e Mjekëve kanë treguar se fluksi i të larguarve është më i vogël se vitin e shkuar, por shprehën drojën se situata do të përkeqësohet në 2024-n, kur edhe liberalizohen vizat.

“Tash jemi diku tek 155, që është numër më i vogël se vitin e kaluar. Vitin e kaluar kanë qenë, më duket mbi 200, kështu që këtë vit e kemi një rënie të këtij numri të kërkesave për dokumentacionin e nevojshëm për largim dhe kjo shifër më e vogël se e vitit të kaluar, mund të them se mund të jetë e ndërlidhur edhe me liberalizimin e vizave. Dhe mund të shohim se një rritje mund të ndodhë në vitin e ardhshëm, por këto janë krejt prezumime të cilat ne duhet të presim”.

Oda e Mjekëve ka hulumtuar motivet e largimit të profesionistëve shëndetësorë. Deri sivjet ikja është arsyetuar kryesisht me pagat e ulëta, por kur ato janë rritur, arsyeja ka ndryshuar.

“Deri më tani ka qenë paga, nëse jo arsyeja e parë, e dyta. Tani, pagat janë në vendin e tretë, por arsyeja kryesore ende qëndron papunësia, sepse shumica janë mjekë të rinj dhe të papunë. Ne kemi mbi 550 mjekë – nuk e kam shifrën e saktë tani – që janë të papunë dhe këta janë, ata që janë duke kërkuar punë dhe janë shumica e tyre që janë duke u larguar. Kjo është. Dhe arsyeja e dytë, kushtet e punës dhe kushtet kualitative të specializimeve sepse janë të gjithë ata që presin, e pastaj vjen paga”.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për sfidat e shumta që po ballafaqohet shëndetësia.

Vitia më tej deklaroi se përgjatë viteve të shkuara intervenime të pjesshme nuk kanë rezultuar produktive, nuk kanë dhënë efektin e duhur.

“Prandaj jemi të përcaktuar për një reformë të pakthyeshme për të vendosur standarde të një reforme të pakthyeshme bazuar në analizë, në evidencë, që ky proces të jetë i pakthyeshëm”.

Ai tutje ka folur për migrimin e mjekëve, ku sipas tij, është një trend edhe në vendet tjera jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, derisa shtoi se deri në miratimin e Ligjit për paga, ikja e mjekëve ka qenë e kuptueshme.

“Me Ligjin e pagave, profesionistët shëndetësorë janë ata që përfituan më së shumti, një mjek specialist, bazuar jo vetëm në rrogën bazë, por me shtesa e kujdestari, rrallë ndonjë mjek specialist, sidomos në institucionet sekondare e terciare ka rrogën nën 2000 euro”.

Vetëm për tre vjet nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë.

Por, sipas të dhënave zyrtare paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro.

Ndryshe, sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 mijë e 92 punonjës shëndetësorë të licensuar dhe prej tyre 14 mijë e 966 janë gra dhe 9 mijë e 126 burra./ MONITOR

Të këshilluara

Berisha paralajmëron protestë para SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës. “Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në incenerat...

14:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI