Flash

Alibeaj dorëzon raportin në Kuvend: Të arrestohet Sali Berisha!

Lapsi.al 20 December 2023
Alibeaj dorëzon raportin në Kuvend: Të arrestohet Sali Berisha!

Përmes një raporti drejtuar Kuvendit, përfaqësuesi i PD-së së Vulës kërkon që të votohet në seancë plenare kërkesa për dhënien e autorizimit, të kërkuar nga SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit".

Në raport renditen faktet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Berishën, si i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, i cili nga hetimet rezulton se “ka kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij”.

Sipas Alibeajt vërtetohet ekzistenca e një procedimi penal të ligjshëm.

“Nga analiza e kërkesës së prokurorisë, relacionit shoqërues të prokurorisë, përgjigjeve të prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetit konstatohet pa asnjë dyshim ekzistenca e procedimit penal ndaj deputetit Sali Berisha. Ky procedim është regjistruar në vitin 2020, me numër 287 në SPAK. Përpos kësaj, nga ana e SPAK është proceduar më kërkesë drejtuar GJKKO, për caktimin e masave të arrestit. GJKKO (shkalla e parë dhe apeli) në përfundim kanë konfirmuar ndër të tjera qoftë ekzistencën e procedimit penal, e qoftë edhe vendosjen e masave të sigurimit të llojit shtrënguese (dy masa sigurimi). Rrjedhimisht, nxirret përfundimi se plotësohet kushti ligjor se ndaj deputetit Sali Berisha ekziston një procedim penal i rregullt nga pikëpamja e parimit të ligjshmërisë”.

Më tej, shkruhet se ekzistojnë edhe kushtet ligjore për arrestin.

“Nga analiza e kërkesës së prokurorisë, relacionit shoqërues të prokurorisë, përgjigjeve të prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetin konstatohet pa asnjë dyshim se kërkesa e prokurorisë tregon qartë kushtet ligjore për veprimet e arrestit dhe të kontrollit, në përputhje me nenin 288 të K.Pr.Penale. Duhet saktësuar se SPAK në relacion, kërkon dhënien e autorizimit, për masën e arrestit/heqjes së lirisë, si zëvendësim, të dy masavë të mëparshmë të dhëna nga GJKKO, dhe jo si një masë e kërkuar në instancë të parë”.

Sipas Alibeajt, heqja e imunitetit të deputetit, nuk e vë në rrezik funksionin demokratik të parlamentit, ndërsa shton se kërkesa për dhënie autorizimi (heqje imuniteti) është përshkruar në aktet e prokurorisë se bazohet në shkaqe të drejta, të rëndësishme dhe të sinqerta.

Nëse nuk jepet autorizimi, do të pengohet drejtësia, pretendon Alibeaj, pasi “ruajtja e imunitetit do të binte ndesh me parimin kushtetues të barazisë para ligjit”.

Sot u dorëzua në Kuvend edhe raporti i Partisë Socialiste që njësoj si PD e Vulës pranon kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI