Flash

Vrau të burgosurin në Peqin, mbërrin në Gjykatën e Elbasanit nën masa të forta sigurie Sokol Mjaçaj

Lapsi.al 19 December 2023
Vrau të burgosurin në Peqin, mbërrin në Gjykatën e

Sot gjykata pritet të japë masën e sigurisë ndaj tij dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me Sokolin për futjen e armës brenda ambienteve të burgut. I arrestuar është edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha.

Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit po heton në pistën e vrasjes më pagesë, por Sokol Mjaçaj ka deklaruar se me viktimën ka pasur konflikte.

Sipas tij, Arben Lleshi nuk e ka pranuar në sektorin e tij, ndaj konflikti mes tyre ka degraduar në vrasje. Por sipas prokurorisë, dëshmia e tij është alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë. Për armën, ai ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore.

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi dje me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.

I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën.

Të këshilluara

BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, duke goditur industrinë fitimprurëse të diamanteve, më shumë s...

09:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI