Flash

Të enjten seanca e fundit e parlamentit, heqja e imunitetit të Berishës pika e parë në rendin e ditës

Lapsi.al 19 December 2023
Të enjten seanca e fundit e parlamentit, heqja e imunitetit të

Të enjten do të zhvillohet seanca e radhës plenare, e cila është parashikuar që të nisë në orën 10:00.

Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

NJOFTIMI:

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 21 dhjetor, ora 10:00. (Urdhër nr.70, datë 19.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Të këshilluara

Edhe Gaz Bardhi sulmon SPAK-un

Deri dje Gazment Bardhi ka mbajtur distancë nga akuzat e Berishës kundër SPAK, por pasi ka parë se prokurori Arben Kraja kërkoi autorizim për arrestimin e lider...

16:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI