Flash

Probleme me sigurinë ushqimore/ AKU masa ndëshkuese në Durrës, Elbasan dhe Kukës

Lapsi.al 19 December 2023
Probleme me sigurinë ushqimore/ AKU masa ndëshkuese në

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në prag të festave të fundvitit, ka intensifikuar kontrollet për cilësinë ushqimore.

Gjatë kontrolleve të fundit, janë marrë masa ndëshkuese për tre subjekte në Elbasan, Durrës dhe Kukës për ushqim të pasigurtë.

Në një subjektet është bllokuar një sasi qumështi e cila është vendosur të asgjesohet dhe është marrë masë administrative e ndërprerjes së pjesshme së veprimtarisë prodhuese të produktit. Dy subjektet e tjera janë konstatuar me mungesë e dokumentacionit në sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe mangësi në etiketim.

Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 500.000 lekëve.

NJOFTIMI I AKU-së:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të veprimtarisë së tij, ka ushtruar kontrolle në gjithë territorin për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në qarqet Durrës, Elbasan dhe Kukës, trupat inspektuese të AKU-së në tre subjekte me natyrë aktiviteti, “njësi prodhimi dhe përpunimi të qumështit dhe nënprodukteve të tij”, “Restorant me produkte mikse” dhe “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, kanë konstatuar probleme me sigurinë ushqimore.

Në njërin nga subjektet referuar raport provës së produktit qumësht i freskët, është bllokuar një sasi qumështi me destinacion asgjësimin si ushqim i pasigurt dhe është marrë masë administrative e ndërprerjes së pjesshme së veprimtarisë prodhuese të produktit të qumështit të freskët, ndërsa në dy subjektet e tjera janë konstatuar, mungesë e dokumentacionit në sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe mangësi në etiketim.

Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 500’000 lekëve.

AKU në prag të festave të fundvitit, ka intensifikuar edhe më tej kontrollet për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve.

Të këshilluara

BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, duke goditur industrinë fitimprurëse të diamanteve, më shumë s...

09:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI