Flash

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Selanik, plagoset një 30-vjeçar

Lapsi.al 19 December 2023
Përplasje me armë mes shqiptarëve në Selanik, plagoset

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Selanik të Greqisë dhe ku është plagosur një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në orën 22.00 me orën greke, në zonën e “Xirokrini”, në rrugën “Ampelonon”. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, nga një automjet është hapur zjarr ndaj një shtetasi shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur.

Autori është larguar me shpejtësi me një automjet të bardhë dhe sipas mediave është identifikuar dhe është me precedentë, njësoj dhe viktima. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. I plagosuri është transportuar drejt spitalit “Ipokrateo” të Selanik-ut.

thessaloniki-arthrou-02_2

Dyshohet se mes dy personave ka pasur sherr më parë në një nga baret e zonës. Sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë, viktima dhe dy shokët e tij duket se kanë zbritur nga një makinë xhip i zi, i cili është ndalur në mes të rrugës. Ata kanë nisur të përleshen me 4 klientë të kafenesë, gjithashtu nga Shqipëria. Në një moment, njëri nga personat që ka qenë i ulur në kafene ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë.

kavgas-saloniki__2_

Të paktën një plumb e ka prekur në këmbë viktimën, i cili është rreth 30 vjeç. Personi i armatosur dhe të tjerët të përfshirë në ngjarje u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia. Viktima e gjakosur qëndronte në asfalt.

“Njerëzit nga lokalet e zonës lajmëruan policinë, ndërsa unë shkova në ndihmë të të plagosurit. Ai kishte gjakderdhje dhe unë po mundohesha ta tërhiqja mënjanë derisa erdhi ndihma”, - tha ai për Protothema. ©LAPSI.al

kavgas-sesaloniki__1_

Selanik

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI